lunedì 16 luglio 2012


Nën një dallgë blu nata thyhet,
nga një vallzim erotik me lëvizjet e erës
ti je kaq afër
kaq i nxehtë
shpirti jot është  i zhveshur
syte e tu, yje që ndriçojnë fytyrën time
buzët e tua një dallgë puthjesh
Nata thyhet përmes tingujve...
përmes trupave...

                 ...
Shpresa është e nesërmja
është aureola e agimit të dehur nga nata
është zgjimi i diellit kur afrohet dita
shpresa jemi ne
je ti
                  ...
Mbi trupin tim bie drita e ëmbël 
e një perëndimi të kuq-portokalli
duke përkëdhelur lëkurën time
prej kashmiri
 të bardhë...
Një perëndim dielli i zhytur në etje
ngjit buzet e tij mbi mua
prekja e tij
me sjell ndjesinë 
e buzëve të tua epshore

fatba sulaj albania

Nessun commento:

Posta un commento