lunedì 18 giugno 2012


Qëndronte pezull duke më  vëzhguar, duke më orientuar  drejt një burimi drite fosforoshent që sa vinte dhe bëhej një pikëz e vogël  në fundin e një universi  special që më tërhëq pambarimisht.
Eshtë një  lloj zhvendosje që unë e bëjë me mendje për të kontaktuar  me “atë”
E shoh kudo pranë meje në një  linjë të padukshme të ngrohtë, të ftohtë, me ngjyrë dhe pa ngjyrë që eklipson vetveten.
Shoh  sy që vetëm unë i shoh , vetëm unë  i ndiej, ndoshta i ndien dhe ti në  menyrën tënde por, unë  i ndiej  se si ata sy dinë të më prekin mbi trupin tim, mbi metamorfozën e mendimit  tim.
Shoh atë, lëvizjen e kohës brenda lirisë së saj  duke marrë  formë  jetësore derisa arrin  në duart e mia duke u bërë ai  që dëshiron të jetë. Jam kaq e pafuqishme për  ti  thënë ndalo këtij tundimi  për të zbuluar sekretin e një drite diku larg por që përshkon qënien time
Eshtë kohë? Eshtë ajër?
Je ti apo jam unë?
Jo nuk e di se ç’është,  por,  di që është në një lartësi që më thërret vazhdimisht ..
Për ku?
Për  në një rrugë të gjatë pa kthim, për  në destinacione enigmatike që nuk i kam parë por që me duket se i njoh.
Drita zbehet linjat e bardha  të imazhit të përkorë ngrihen sublimshëm mbi horizintotet e vështrimit tim që  buzëqesh pas lëvizjeve mistike.
Ky është shpirti








 Fatbardha Sulaj Albania 2012
text and drawing,photo,painting

Nessun commento:

Posta un commento